Arritjet e mia pas një viti si bloger-e ushqimi

Më duket shumë çudi se sa shpejt kaloi një vit që nga postimi im i parë. E në fakt, si për përvjetor të parë dua të shkruaj një përmbledhje për gjërat e bukura e që më kanë ndodhur.

Gjatë këtij viti kam pasur nderin dhe kënaqësinë time të jap intervistën time të parë tek Revista Shije, të përgatisja kateringun për TEDx Tirana, jem e ftuar Në shtëpinë tonë-Top Channel (mund të më shihni këtu dhe këtu ), të jem e ftuar për të folur për temën që unë kam aq shumë përzemër tek Rudina-Tv Klan:

Sot pas një viti, dua të falenderoj familjen time, e cila më ka mbështetur në mënyrën më fantastike të mundshme që unë të ndjek pasionin tim, për kohën që u kam marrë dhe ia kam kushtuar blogut, apo kohën e harxhuar për fotografimin e pjatave të cilat nga momenti i gatimit e deri në momentin e shijimit shpesh kanë përfunduar të ftohta ☺

Kur vendosa të kaloj pasionin tim online, isha shumë e emocionuar se si do pritej, çfarë komentesh do merrja, a do të pëlqeheshin recetat e mia? etj.. etj…

Sot pas një viti, ndihem shumë mirë dhe akoma më e apasionuar pas gatimit se më parë, megjithatë mbaj mbi shpatulla më shumë përgjegjësi për secilin ndjekës në blog, instagram, facebook , youtube, apo pinterest që lexon recetat e mia.

Dhe per ta mbajtur vëmendjen tek ndjekësit e mi, dua t’ju them FALEMINDERIT

  • Faleminderit që më ndiqni,
  • Faleminderit që më kërkoni ide të reja apo këshilla, apo edhe suport teknik për ata që nuk munden ta aksesojnë lehtë blogun
  • Faleminderit për çdo kritikë dashamirëse që më keni dërguar
  • Faleminderit që më keni zgjedhur për të përgatitur disa nga ëmbëlsirat e mia për festat tuaja

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, dëshiroj të ndaj me ju edhe vitin tim të parë si blogger-e ushqimi me këtë kolazh fotosh të marra nga disa nga recetat e mia më të sukseshme.

Uroj që këtë detyrë të shijshme që kam marrë përsipër ta çoj gjatë në kohë dhe uroj që të ndikoj sado pak në tavolinat tuaja.

Me shumë dashuri ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë e të mbushur ploooooot me gatime ☺☺☺

Nevila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading