Biskota të buta me çokollatë dhe mente

Biskota të buta me çokollatë dhe mente

Biskota të buta me çokollatë dhe mente? Nëse do më kishit pyetur 5-6 vite shkuar a shkon çokollata me menten do kisha bërë një fytyrë të habitur dhe nuk do dija si të pergjigjesha.

Pra, 5-6 vite shkuar për herë të parë provova një pije të Starbucks me çokollatë, kafe dhe mente dhe më ka shijuar aq shumë, sa sot çdo fund viti e sajoj vetë në shtëpi këtë pije (nuk del fiks si e Starbucks por I afrohet). Ndoshta ndonjë dite sa është ende ftohtë edhe mund ta postoj kombinimin tim. Meqe siç e kam shprehur edhe këtu, këtë Dhjetor pata mundësinë të mos e fik thuajse kurrë furrën e shtëpisë dhe pata mundësinë të eksperimentoj me recetat. Kështu vendosa që pijen time të prëferuar ta kthej në biskotë.

Kini vetëm parasysh që këto biskota do të fryhen shumë ndaj anë nevojë për shumë hapësirë në tavë, ndaj ju sugjeroj t’I piqni pjesë-pjesë.

Biskota të buta me çokollatë dhe mente

Janar 11, 2018
: 24 biskota
: 10 min
: 25 min
: 35 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 56 gr gjalpë
  • • 140 gr sheqer I bardhë
  • • 54 gr sheqer kaf
  • • 3 vezë
  • • 54 gr kakao
  • • 50 gr çokollatë pikë loti
  • • 175gr miell
  • • 1 lugë çaji pluhur pjekje
  • • ¼ lugë çaji kripë
  • • 1 lugë çaji ekstrakt mente
  • • Sheqer pluhur për të spërkatur biskotat
Direction
  • Step 1 Ngrohim furrën në 180 gradë C
  • Step 2 Në një tas të madh rrahim me mikser dore gjalpin në temperaturë ambjenti me dy llojet e sheqernave deri sa masa të ketë marrë ngjyrë të çelët dhe të jetë fryrë paksa
  • Step 3 Shtojmë vezët dhe e rrahim masën mirë
  • Step 4 Hedhim në tas copëzat e çokollatës dhe e trazojmë me spatul silikoni sa të bashkohen mirë
  • Step 5 Shtojmë njëherazi menten, kakaon, kripën, miellin dhe pluhurin pjekës dhe masën e përziejmë me spatula aq sa të bashkohen mirë
  • Step 6 Me ndihmën e një luge për akullore (masë e vogël) marrim nga brumi dhe e hedhim mbi tepsinë e veshur me letër pjekje. Masa e biskotës do dalë thuajse sa një kokërr arrë
  • Step 7 Hedhim 8 të tilla në tepsi duke lënë shumë distancë nga njëra-tjetra
  • Step 8 I pjekim në furrë për 11 minuta
  • Step 9 I heqim nga furra dhe me ndihmën e një spatule I spostojmë biskotat sipër një zgare hekuri që të ftohen. Vazhdojmë me procesin e pjekjes deri sa brumi të mbarojë
  • Step 10 Pasi biskotat të jenë ftohur mirë I spërkasim me sheqer pluhur

Related Posts

Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi

Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi

U bë pak kohë që edhe në Shqipëri po festohet Halloween, edhe pse besoj se pak më shumë në Tiranë. Tanimë fëmijët trokasin derë më derë duke thënë rreng apo shaka. Vitin e shkuar unë kisha përgatitur disa mini brauni dhe kisha blerë plot karamele. […]

Biskota Xhenxhefili

Biskota Xhenxhefili

E kam vetëm unë këtë ndjesi apo të gjithëve na kap entuziazmi sapo hyn Dhjetori? Më duhet ta pranoj që sapo përfundon Nëntori, mendja ime kalon në opsionin “Krishtlindje”. Mendja ime fillon të mendojë për biskota, gatime, dekorime, pema e vitit të ri, drita, dhurata […]



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: