Tavë me mashurka, bizele dhe pure patatesh

Tavë me mashurka, bizele dhe pure patatesh

Ja dhe dimri hyri zyrtarisht. Edhe pse temperaturat nuk kanë rënë ende, kjo javë ka qënë plot me rreshje shiu dhe po kështu pritet edhe fundjava. E meqënëse nuk do dalim nga shtëpia, mendova të gatuaj këtë tavë të ngrohtë për drekën e të shtunës. E kisha provuar ta gatuaja edhe para disa javësh dhe familja ime e pëlqeu, plus që bëhej gati në më pak se një orë, kështu që dhe mami (dmth unë) është e lumtur 😂

Për këtë tavë unë përdora mashurka të verdha pasi ato kisha në frigorifer, por mund të përdorni edhe ato jeshile nëse i pëlqeni.

Tavë me mashurka, bizele dhe pure patatesh

Dhjetor 2, 2017
: 4 persona
: 20 min
: 30 min
: 50 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 2 patate të mëdha
  • • 2 kupa mashurka të prera në copa të vogla
  • • 1 kupë bizele të ngrira
  • • 200gr salçiçe italiane me mish të grirë
  • • gjysëm kanaçe domate të plota
  • • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • • 2 thelpinj hudhre të grira
  • • 1/2 kupë djathë pice i grirë
  • • disa gjethe borzilok i freskët
Direction
  • Step 1 Qëroni  dhe prisni patatet në kuba. Ziejini në ujë me pak kripë deri sa të zbuten mirë
  • Step 2 Ngrohni furrën në 220 °C
  • Step 3 Në një tigan të thellë dhe që mund të përdoret në furrë ngrohni pak vaj ulliri dhe hidhni në të hudhrën e shtypur. Lereni të gatuhet sa të lëshojë aromën, por kujdes mos e digjni
  • Step 4 Shtoni salçiçen të cilës ia keni hequr lëkurën dhe copëtojeni trashë me lugë druri. Fërgojeni për disa minuta sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtoni mashurkat, domatet e kanaçes të cilat shtrydhini me duar dhe lerini në zjarr për gati 3 minuta
  • Step 5 Rregulloni shijen me kripë nëse është e nevojshme dhe shtoni bizelet e ngrira. Fikni zjarrin dhe merruni me patatet tashmë të ziera dhe kulluara nga uji
  • Step 6 Shtypni mirë patatet. Mbushni një qese pastiçerie me formë ose thjesht përdorni një lugë për te sistemuar purenë mbi tiganin ku është mbushja
  • Step 7 Shtypni gjethet e borzilokut në havanë me pak vaj ulliri dhe sperkateni mbi purenë e patates
  • Step 8 Hidhni djathin e picës përsipër dhe piqeni në tavën e parangrohur për gati 30 minuta ose sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë
  • Step 9 Servireni ende të ngrohtë duke e shoqëruar me një miks sallate jeshile


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: