Bukë të buta me kungull

Bukë të buta me kungull

A jua kisha përmendur ndonjëherë që unë I kam shumë qejf edhe bukën edhe kungullin? Oh, po, jua kam përmëndur këtu dhe këtu. Epo, më kish tepruar pak kungull nga Halloween, gjysmën e të cilit e kisha prerë në kuba dhe e kisha ngrirë dhe pjesën tjetër e kisha pjekur në furrë dhe bërë pure për tartën time me kungull. Duke qënë se kisha pjekur pak më shumë nga çka më nevojitej, përfundova me 2 kupa pure kungulli që nuk dija ç’ta bëja.

Kështu që vendosa të bëj diçka pasi unë urrej të çoj ushqimet dëm. Ndërkohë që isha duke biseduar (shkruar) me koleget e mia blogere Valbona (njohur ndryshe bonbon taste) and Ejona (njohur ndryshe Mandarina) mendova të pjek ca panine me kungull, në 10 të darkës .

Duke marrë në konsideratë orën e vonë, vendosa që thjesht ta bëj brumin, ta lej të vijë gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes ti jap formë e ti pjek. Rezultati? Thjesht të shkëlqyera dhe gati për një mëngjes të shëndetshëm.

Bukë të buta me kungull

Nëntor 22, 2017
: 16 panine mesatare
: 8 hr 15 min
: 20 min
: 8 hr 35 min
: Mesatare

By:

Ingredient
  • • 1 kupë pure kungulli
  • • 1 lugë gjelle kanellë
  • • 1 lugë çaji karafil I bluar
  • • 1 lugë çaji xhenxhefil të bluar
  • • disa pika essence portokalli
  • • 1 vezë
  • • 1/2 kupë qumësht
  • • 2/3 kupë sheqer kaf
  • • 2 lugë çaji maja
  • • 1/3 kupë vaj luledielli
  • • 1/3 kupë miell elbi
  • • 2/3 kupë miell irmik I imët
  • • 4 kupa miell gruri
  • • 1 lugë çaji kripë
  • • 2 lugë gjelle gjalpë I tretur për lyerje
Direction
  • Step 1 Për të bërë brumin unë përdora makinën e bukës. Hodha përbërësit në koshin e saj sipas rradhës që I kam I listuar, zgjodha programin e brumit dhe e lashë makinën të bënte përzierjen.Sapo përfundoi procesi I bërjes së brumit  e pak para proçesit të fryrjes e fika makinerinë, e mbulova koshin me qese transparente dhe e lashë të vijë për gjatë gjithë natës
  • Step 2 Në rast se nuk e keni këtë pajisje, punojeni brumin me duar ose mikser. Brumi do jetë pak ngjitës, por mos shtoni miell
  • Step 3 Punojeni brumin për gati 7 minuta që të fillojë të formohet gluteni.Vendosni brumin në një tas shumë të madh dhe mbulojeni me qese transparente. Lereni brumin të vijë për gjithë natën. Gjatë natës do t’I trefishohet volume dhe qesja do bëjë të mundur që brumi  mos derdhet
  • Step 4 Të nesërmen në mëngjes, spërkatni mirë banakun me shumë miell dhe punoni brumin shumë pak (2-3 palosje maksimumi)
  • Step 5 Ndizni furrën në 190 C
  • Step 6 Ndani brumin në 16 pjesë të njëjta dhe jepuni formë topthi
  • Step 7 Bëni  6-7 prerje me thikë anash si në foto dhe lerini të vijnë për disa miuta, fiks kohën për të tretur gjalpin
  • Step 8 Piqini paninet në furrë për gati 10 minuta ose sa të marrin ngjyre kafe të artë.Lyejini më pas me gjalpin e tretur sapo ti nxirrni nga furra
  • Step 9 Shërbejini ende të ngrohta me pak gjalpë të mirë dhe reçel

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 


Related Posts

Vit I ri, zakone të reja. Duhet një planifikim i mirë.

Vit I ri, zakone të reja. Duhet një planifikim i mirë.

E di që duhet ta kisha nisur këtë vit me këtë postim, po qëllimisht ndava një recetë të ëmbël si të parën, thjesht për t’ju uruar të gjithëve një vit të ëmbël 🙂 Me ardhjen e vitit të ri, secili prej nesh bën ca zotime, […]

Panine (pre-gels)

Panine (pre-gels)

Një ndër kënaqësitë e mia të mëdha është dhe bërja e bukës vetë në shtëpi. Ky pasion lindi para 10 vitesh gati kur im atë më dhuroi 1 makinë bërëse buke. 5 bukët e para (ok, e pranoj, 10 bukët e para 😅) ishin një […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: