Puding me limon lime

Puding me limon lime

Kjo e dielë ishte një ditë përtacie pasi edhe jashtë binte shi me gjyma. Nuk kisha pikën e idesë se çfarë do gatuaja për drekë dhe familja ime (përfshire dhe mua) ishim duke ngordhur për të ngrënë. Që na hahej diçka, na hahej, po se çfarë ishte asnjëri prej nesh nuk e dinte. Kështu që hapa një herë frigoriferin, i cili edhe pse thuajse bosh, kishte disa gjëra nëpër të si psh biskotat e thërrmuara që më kishin tepruar nga torta ime me djathë, pak qumësht, 3 salçiçe të freskëta që qëndronin aty të vetmuara… dhe… ishin edhe 2 limona lime që po përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen time (e bëra pak si roman hëë)

Epo, them se limonat me frymëzuan pasi jo vetëm që gatova një puding të shkëlqyer me limon, por gjithashtu përgatita edhe një tavë me patate në pak minuta (Recetën do ta postoj pak më vonë) dhe të gjithë mbetëm të kënaqur.

Puding me limon lime

Nëntor 13, 2017
: 6 kupa
: 5 min
: 5 min
: 10 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 1 kupë biskota të thërrmuara
  • • 2 lugë gjelle gjalpë
  • •1 të verdhë veze
  • • 1 lugë gjelle niseshte
  • • 2 lugë gjelle sheqer
  • • 500ml qumësht
  • • 3 lugë gjelle lëng lime
  • • 2 lugë çaji lëkura lime ose disa pika esencë limoni
  • • 2 lugë gjelle fruta pylli të ngrira (per dekorim)
Direction
  • Step 1 Shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël dhe ia hedhim sipër biskotave.Trazojini mirë që të bashkohen
  • Step 2 Në një tas tjetër hedhim të verdhën e vezës, niseshten,sheqerin,lëkurat dhe lëngun e lime dhe një lugë gjelle qumësht. I trazojmë që të bashkohen mirë
  • Step 3 Ngrohim qumështin e mbetur në një tenxhere dhe pa arritur vlimin, ia hedhim siper përzierjes së vezëve duke i trazuar me shpejtësi që të mos piqet veza. E kalojmë sërisht në tenxhere masën e qumështit dhe e gatuajmë deri sa kremi të trashet, Kujdes, që mos të na ngjisë kremi në fund duhet ta përziejmë vazhdimisht
  • Step 4 Përgatisni 6 kupa servirjeje ( unë përdora gota) dhe i hedhim 2 lugë gjelle biskota të thërrmuara në secilën gotë. Shtojmë kremin sipër biskotave ( 3 lugë gjelle për kupë) dhe i dekorojmë me pak pluhur biskote dhe fruta pylli të ngrira
  • Step 5 I vendosim në frigorifer për gati 30 minuta që të ftohen.

 


Related Posts

Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po […]

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Disa vjet më parë kam gjetur në internet një lloj regjimi ushqimort të quajtur Whole 30 (lexo detajet këtu). Nuk e di se sa prej jush kanë dëgjuar për Whole30, por me pak fjalë, ajo ndalon konsumimin e 5 grupeve të mëdha ushqimore (bylmetin, drithrat, legumet, sheqernat […]



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: