Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Disa vjet më parë kam gjetur në internet një lloj regjimi ushqimort të quajtur Whole 30 (lexo detajet këtu). Nuk e di se sa prej jush kanë dëgjuar për Whole30, por me pak fjalë, ajo ndalon konsumimin e 5 grupeve të mëdha ushqimore (bylmetin, drithrat, legumet, sheqernat dhe alkoolin) dhe zgjat 30 ditë

Praktikisht ushqimi i lejuar ishin vetëm frutat, perimet, mishi, peshku dhe disa grupe të tjera ushqimesh. Nuk m’u duk dhe aq e vështirë pasi ne shqiptarët jemi mësuar të hamë gjellë dhe për sa kohë mund të haja perime dhe mish unë isha ok.

Gjatë Whole30 tim (që zgjati 2 javë pasi nuk mund të qëndroja e fortë përballë tundimeve të ushqimit 😂) gjeta disa ide se si të shtoja pak ëmbëlsi në dietën time në formë natyrale pasi  çdo lloj sheqeri, duke përfshirë mjaltin, nuk lejohej, por ama frutat e thata dhe arrat ishin të lejuara, në sasi të moderuara. Dhe ja, kjo ishte origjina e kafshatave energjike me  tre përbërës si receta e mëposhtme. Këtu më duhet të shtoj një koment,pasi  kjo nuk është një nga recetat e mia dhe unë nuk mund të marr meritat për të. E mqnse nuk mund ta kujtoj burimin e informacionit, nuk po e citoj.

 

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Nëntor 3, 2017
: 32 copëza
: 5 min
: 1 hr
: 1 hr 5 min
: E lehtë

By:

Ingredient
  • • 1 kupë hurma arabie pa bërthamë
  • • 1 kupë boronica të kuqe
  • • 1 kupë bajame të papjekura
Direction
  • Step 1 Në një mikser të pajisur me thika shtoni të tre përbërësit dhe ndizeni mikserin në opsion me pulsim
  • Step 2 Grijini përbërësit deri sa të thërrmohen plotësisht. Mos u shqetësoni nëse e shihni që nuk lidhen mirë pasi proçesi i ftohjes në frigorifer do bëjë të mundur që këto kafshata të lidhen mirë
  • Step 3 Pasi të jenë grirë, merrni një tavë me përmasa 20cm x 20cm dhe visheni me qese transparente. Hidhni masën në të dhe ngjesheni mirë me duar duke u kujdesur që të kenë të njëjtën trashësi kudo, ose mund ta bëni si unë, duke hedhur 1 lugë çaji në çdo vrimë të tavës tuaj për mini kek (ajo me përmasa 30mm x 26mm si në foto) dhe t’i shtypni mirë
  • Step 4 Vendosni tavën në frigorifer të rrijë për gati 1 orë
  • Step 5 Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme e nxjerrim tavën nga frigoriferi. Nëse keni zgjedhur versionin e parë, e presim brumin në forma katrore duke e lagur thikën herë pas here me ujë të nxehtë, ose nëse keni zgjedhur opsionin e dytë, merrni një kunjë dhëmbësh dhe futeni me kujdes anash brumit, do vëreni që format do dalin thjeshtë fare nga tava
  • Step 6 Racioni është 1 ose 2 kafshata për vakt

 


Related Posts

Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po […]

Puding me limon lime

Puding me limon lime

Kjo e dielë ishte një ditë përtacie pasi edhe jashtë binte shi me gjyma. Nuk kisha pikën e idesë se çfarë do gatuaja për drekë dhe familja ime (përfshire dhe mua) ishim duke ngordhur për të ngrënë. Që na hahej diçka, na hahej, po se […]



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: