Makarona të mbushura me gaforre në kushte shtëpie

Makarona të mbushura me gaforre në kushte shtëpie

Bërja e makaronave në kushte shtëpie ka qënë gjithmonë një nga objektivat e mia ndër vite. Kam provuar disa lloje recetash për të qënë e sinqertë dhe të gjitha kanë qënë shumë të mira, por në fund kam dështuar në hapjen e petës.

Siç shumë prej jush mund ta dinë, sekreti për makarona të mira është pikërisht hapja e brumit (sigurisht perveç recetës së përdorur kuptohet), sidomos për makaronat e mbushura si ravioli, tortelini etj… e cila duhet të jetë shumë më e hollë se zakonisht.

Kështu që, pas shumë dështimesh, vendosa të investoj në një makineri makaronash dhe kjo është një ndër vendimet më të mira që kam marrë. Tani i përgatis vetë makaronat në shtëpi dhe në më pak 30-40 minuta dhe nuk blej më në markete.

Më duhet ta pranoj, që vajza ime më ndihmon më hapjen e petëve duke rrotulluar dorezën e makinerisë, kështu që unë i kam të dyja duart e lira që të mbaj petën me kujdes.

Receta e brumit për këto torteloni me gaforre është fare bazike, por pasi ta keni zotëruar bërjen e brumit klasik, mund të tentoni të luanime shije të tjera si psh me panxhar të kuq, spinal, rukola, turmerik, bojë kallamari e kështu me rradhë deri në një pafundësi shijesh.

Makarona të mbushura me gaforre në kushte shtëpie

Nëntor 2, 2017
: për 4 persona
: 30 min
: 15 min
: 45 min
: Mesatare

By:

Ingredient
  • 300 g miell (plus pak më shumë për të spërkatur banakun dhe makaronat)
  • 3 vezë mesatare ose 2 të mëdha
  • Pak kripë
  • Për mbushjen:
  • 150 g of tul gaforreje gatuar
  • 2 lugë gjelle peksimadhe
  • Salca:
  • 1 domate
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kaperi
  • Një tufë majdanoz
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë dhe piper
Direction
  • Step 1 Fillimisht do përgatisim brumin. Hidhni miellin mbi banak dhe bëni një vrimë në mes. Hidhni vezët dhe kripën e filloni t’i rrihni me pirun duke marrë herë pas here pak nga mielli anash. Kur brumi fillon të lidhet filloni ta punoni me duar duke i dhënë formë topi. Brumi duhet të jetë i butë dhe elastik dhe nuk duhet të ngjisë në duar
  • Step 2 Mbështilleni me qese transparente dhe lereni të pushojë për gati 30 minuta
  • Step 3 Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes
  • Step 4 Vendosni tulin e gaforres në një tas të vogël dhe shtoni peksimadhen. Punojeni me duar sa të lidhen mirë. Peksimadhja do na ndihmojë që mbushja të mos na squllë brumin
  • Step 5 Fillojmë me hapjen e brumit të makaronave tani duke filluar nga trashësia më e madhe e makinerisë ( e imja ka nr 7). Priteni brumin ne 4 copëza dhe spërkatni mirë njërën me miell (të tjerat mbështillini me qese). Kalojeni brumin në makinëri, pastaj rregullojeni në trashësinë nr 5 dhe rikalojeni në makineri e kështu me rradhë deri sa të bëhet peta e hollë ( ose duke kaluar tek trashësia nr 1)
  • Step 6 Vendoseni petën e hollë mbi banak dhe lyejeni me ujë nga të gjitha anët. Vendosni 1 luge çaji nga mbushja mbi petë duke mbajtur distance rreth 2cm nga mbushja në mbushje. Mbulojeni me një petë tjetër brumi duke u kujdesur ta shtypni me duar që të nxirrni ajrin e tepërt dhe për ta ngjitr petën. Perdorni një prerëse të bukur makaronash për ti dhën formë torteloni ose përdorni një gotë me diametër 6cm
  • Step 7 Pasi të keni mbaruar mbushjen, do vëreni që do ju mbetet brumë nga prerja te cilin NË ASNJË MËNYRË MOS E HIDHNI, përkundrazi, ribëjeni top dhe kalojeni në makineri sërisht. Vendosni mekanizmin për spageti dhe kaloni petën. Kështu do të keni makarona për t’i përgatitur ditë tjetër
  • Step 8 Një këshillë të rëndësishme, hidhini mjaftueshëm miell makaronave nëse nuk do i përdorni direkt pasi do ju ngjiten. Unë e hëngra njëherë këtë ndaj mos bëni gabimin tim 
  • Step 9 Për salcën e makaronave, copëtoni domaten dhe majdanozin dhe lereni mënjanë
  • Step 10 Ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh dhe shtoni hudhrat e shtypura
  • Step 11 Shtoni kaperin dhe domatet
  • Step 12 Paralelisht në një tenxhere vloni ujin dhe shtojini kripë
  • Step 13 Hidhni makaronat dhe lerini të ziejnë për 3 minuta
  • Step 14 Kulloni makaronat dhe shtojini në tigan bashkë me një garuzhde nga uji i zierjes
  • Step 15 Gatuajini edhe për një minutë tjetër sa të lidhet salca me makaronat dhe fiksni zjarrin. Shtoni majdanozin e grirë dhe shijojini bashkë me një gotë vere të bardhë

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: