Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi

Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi

U bë pak kohë që edhe në Shqipëri po festohet Halloween, edhe pse besoj se pak më shumë në Tiranë. Tanimë fëmijët trokasin derë më derë duke thënë rreng apo shaka. Vitin e shkuar unë kisha përgatitur disa mini brauni dhe kisha blerë plot karamele. Këtë vit vendosa të bëj disa biskota dhe ti dekoroja si kafkë, kungull, mini përbindësha, krimba etj…

Për të përgatitur këto biskota ju nevojiten prerëse me forma si psh në formë kafke, kungulli, lule, katror etj… Në rast se nuk mund ti gjeni këto forma mund të përdorni gota të ndryshme të lyera mirë me miell dhe me përmasa të ndryshme. Përdorni më pas fantazinë tuaj për t’i dekoruar.

Përsa i përket shijeve, mund të përdorni çfarëdo lloj esence, por për këto biskota unë kam përdorur esencë bajameje dhe vanilje.

Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi

Tetor 29, 2017
: 24 biskota mesatare
: 35 min
: 1 hr 15 min
: 1 hr 50 min
: Mesatare

By:

Ingredient
  • 4 lugë gjelle gjalpë në temperaturë ambjenti
  • 2 lugë gjelle dhjamë vegjetal (ose zëvëndësojeni tërësisht me gjalpë)
  • 1 vezë
  • 1 kupë sheqer pluhur
  • 2 3/4 kupa miell
  • disa pika esencë bajameje
  • 1 lugë çaji vanilje (për biskotat me vanilje)
  • 1 lugë çaji kripë
  • ngjyra ushqimore sipas dëshirës ( unë përdora ngjyrat e ylberit)
Direction
  • Step 1 Ngrohni furrën në 190 °C (or 375 F)
  • Step 2 Përzieni mirë gjalpin, dhjamin, vezën dhe sheqerin pluhur
  • Step 3 Shtoni aromat, kripën dhe miellin dhe vazhdoni t’i trazoni deri sa të bashkohen mirë duke përdorur një spatul silikoni
  • Step 4 Ndani brumin në 5 pjesë të barabarta ose në varësi të ngjyrave që do përdorni dhe ngjyrosini me ngjyrat e përzgjedhura
  • Step 5 Hapeni brumin në një trashësi prej 0.5cm dhe priteni me format e zgjedhura
  • Step 6 Vendosni biskotat në një tavë të veshur me letër pjekjeje dhe piqini për gati 20 minuta
  • Step 7 Lerini të ftohen mirë para se ti dekoroni.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.



2 thoughts on “Biskota të frikshme për Halloween të bëra në shtëpi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: