Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull

Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull

Mua më pëlqejnë shumë lulet e kungullit të mbushura. Kam tentuar disa receta dhe të them të drejtën kam dështuar, kryesisht tek veshja e jashtme e tyre e cila nuk më ka dalë kërce por më tepër si petulla.

Kësaj rradhe vendosa ta bëj veshjen ndryshe, duke përdorur vetëm të bardhat e vezëve dhe të lyera përsipër me bukë të thërrmuar (peksimadhe).

Dolën kaq të shijshme sa nga 4 lule për person që kisha planifikuar u bë në : 2 lule për mamin e babin dhe nga 6 lule për fëmijët ☺. Nuk mund ta imagjinoni sa e gëzuar isha që atyre u pëlqyen kaq shumë ☺

Tentova t’u bëja foto, por duke parë padurimin e fëmijëve për t’i ngrënë, arrita të bëj foto vetëm me telefon ☺

Ka shumë ide se si mund t’i gatuani lulet e kungullit përveç variantit të propozuar në këtë postim. Mund t’I gatuani lulet edhe duke I mbushur me përbërës të tjerë, si psh me prodhime deti :

  • Kombinimi 1 : karkaleca të zier, krem djathi, majdanoz

  • Kombinimi 2 : salmon I tymosur, rikotë, kopër etj…

 

Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull

Tetor 23, 2017
: 4 lule për person
: 5 min
: 30 min
: 35 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • Mbushja:
  • 16 lule kungulli të pastruara
  • 200 g krem djathi
  • 100 g pançetë e tymosur në shirita
  • 100 g pure kungulli të verdhë
  • 1 tufë majdanoz grirë imët
  • Veshja:
  • 3 të bardha vezësh
  • 1 lugë gjelle miell
  • 250 g peksimadhe
  • vaj për skuqje
Direction
  • Step 1 Prisni pançetën në copëza të vogla dhe skuqeni në tigan që nuk ngjit. Mos shtoni vaj në tigan pasi lëshon vetë panceta
  • Step 2 Gatuajeni deri sa të bëhen kërce
  • Step 3 Në një tas të vogël trazoni mirë purenë e kungullit, kremin e djathit, pançetën kërce dhe majdanozin
  • Step 4 Mbushni çdo lule me një lugë çaji nga mbushja. Mundohuni të mos I tejmbushni
  • Step 5 Mbyllni petalet e luleve duke I rrotulluar paksa në majë
  • Step 6 Rrihni të bardhat e vezëve deri sa të bëhen shkumë e forte.Shtoni miellin dhe trazojeni mire
  • Step 7 Ngrohni vajin në një tigan të thellë ose në fritezë
  • Step 8 Zhysni çdo lule fillimisht në të bardhat e vezëve dhe më pas në peksimadhe (bukë të thërrmuar)
  • Step 9 Skuqini nga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë kafë të florinjtë (afërsisht 2 minuta)
  • Step 10 Vendosni lulet e skuqura mbi një pjatë me kartëpicetë për të përthithur yndyrën e tepërt
  • Step 11 Përfundoni proçesin më lart me të tëra lulet e mbetura
  • Step 12 Servirini ende të ngrohta

 


Related Posts

Vit I ri, zakone të reja. Duhet një planifikim i mirë.

Vit I ri, zakone të reja. Duhet një planifikim i mirë.

E di që duhet ta kisha nisur këtë vit me këtë postim, po qëllimisht ndava një recetë të ëmbël si të parën, thjesht për t’ju uruar të gjithëve një vit të ëmbël 🙂 Me ardhjen e vitit të ri, secili prej nesh bën ca zotime, […]

Bukë të buta me kungull

Bukë të buta me kungull

A jua kisha përmendur ndonjëherë që unë I kam shumë qejf edhe bukën edhe kungullin? Oh, po, jua kam përmëndur këtu dhe këtu. Epo, më kish tepruar pak kungull nga Halloween, gjysmën e të cilit e kisha prerë në kuba dhe e kisha ngrirë dhe pjesën […]