Mini petulla tigani me krem rikote dhe kakao

Mini petulla tigani me krem rikote dhe kakao

Përveç kanapeve të kripura, një vënd të veçantë në tavolinë zënë dhe të ëmblat. Zakonisht ndodh që në sektorin e të ëmblave gjejmë tarta të vogla të mbushura me  krem ose çokollatë dhe me fruta përsipër, ose krepë të mbushura me krem të ëmbël etj… të paktën këto më kanë qëlluar mua 😂😂😂. Unë po ju propozoj një variant të shpejtë dhe të thjeshtë

sasia  24 mini petulla

përgatitja 5 minuta

koha totale 25 minuta

 

Për kremin e rikotës

  • 125 gr rikotë
  • 125 gr maskarpone
  • 125 gr gjalpë në temperaturë ambjenti
  • 100 gr kakao e situr mirë
  • 1 kupë sheqer pluhur
  • 1 bustinë sheqer vanilje
  • Arra të qëruara për dekorim (mundësisht 24 gjysma)

Për brumin e petullave

  • 250gr miell që fryhet vetë
  • 2 vezë
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 125ml qumësht
  • 4 lugë gjelle gjalpë të tretur

Instruksionet

  1. Në një mixer të pajisur me rrahëse hidhni të gjithë përbërësit e kremit dhe trazojini sa të bëhet një krem homogjen.
  2. Sekreti është ta trazoni gjatë në mënyrë që të bashkohen mirë. Kuni kujdes që t’i kulloni ujin e tepërt dhe rikotës ashtu edhe maskarpones.

Për brumin e petullave:

  1. Në një tas të madh rrihni së bashku qumështin, gjalpin, kripën, sheqerin, vezët sa të bashkohen mirë të gjitha.
  2. Sitni miellin dhe trazojeni mirë me përbërësit e lëngshëm. Kujdes që mos ta rrihni më shumë seç duhet.
  3. Ngrohni një tigan të sheshtë që nuk ngjit dhe në të shtoni nga një lugë gjelle brumë. Përhapeni brumin me kurrizin e lugës sa të formohet një disk me diametër 6 cm.
  4. Sapo të shikoni bulëza në brumë, kthejini nga ana tjetër dhe piqini edhe për 30 sekonda.
  5. Përsërisni hapat 3 & 4 për gjithë brumin e mbetur.

Për të formuar pjatën finale:

  1. Rreshtoni mini petullat në pjatën e servirjes dhe secilën dekorojeni me kremin të cilin e keni futur paraprakisht në një qese pastiçerie të pajisur me kokë dekoruese.
  2. Mbi secilën petull vendosni bukur nga një gjysëm arre.

Shënim:

Kjo recetë mund të përgatitet e gjitha një ditë para eventit, mjafton që përgatitjen e pjatës finale ta bëni pak para servirjes. Kështu do të evitoni squlljen e petullave.


Related Posts

Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull

Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull

Mua më pëlqejnë shumë lulet e kungullit të mbushura. Kam tentuar disa receta dhe të them të drejtën kam dështuar, kryesisht tek veshja e jashtme e tyre e cila nuk më ka dalë kërce por më tepër si petulla. Kësaj rradhe vendosa ta bëj veshjen […]

Mini blinis me sherebelë, mocarela e marinuar dhe domate qershi

Mini blinis me sherebelë, mocarela e marinuar dhe domate qershi

Siç e kisha premtuar edhe në postimin e fundit këtu po ju listoj disa ide dhe receta që mund të servirni në një festë. Këto receta do t’i publikoj në postime të veçanta ku ju mund të printoni ato receta që do vendosni të gatuani. […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: