Mini blinis me sherebelë, mocarela e marinuar dhe domate qershi

Mini blinis me sherebelë, mocarela e marinuar dhe domate qershi

Siç e kisha premtuar edhe në postimin e fundit këtu po ju listoj disa ide dhe receta që mund të servirni në një festë.

Këto receta do t’i publikoj në postime të veçanta ku ju mund të printoni ato receta që do vendosni të gatuani.

Mini blinis me mocarela dhe domate qershi

sasia  36 mini blinis

përgatitja 5 minuta

koha totale 25 minuta

 

Për marinimin e mocarelës

  • 1 kupë vaj ulliri
  • 36 mini mocarela
  • Lëkura e 1 limoni
  • 1 tufë kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë mente e freskët
  • 2 thelpinj hudhër
  • 18 domate qershi (të ndara në gjysëm)

Për brumin e blinis

  • 250gr miell që fryhet vetë
  • 4 vezë
  • 250 ml qumësht
  • 12 gjethe sherebele e grirë imët
  • 1 lugë çaji kripë

Instruksionet

Një ditë para eventit marinoni mocarelën.

  1. Në një mixer hidhni vajin, erëzat,hudhrën, lëkurën e limonit dhe trazojini sa të bëhet një salcë homogjene.
  2. Hidhni mocarelën në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhini vajin e aromatizuar me erëza. Tundeni mirë kavanozin dhe lereni në frigorifer.

Për brumin e blinis:

  1. Në një tas të madh rrihni së bashku qumështin, kripë, vezët, sherebelën sa të bashkohen mirë të gjitha.
  2. Sitni miellin që fryhet vetë dhe trazojeni mirë me përbërësit e lëngshëm.
  3. Ngrohni një tigan të sheshtë që nuk ngjit dhe në të shtoni nga një lugë gjelle brumë. Përhapeni brumin me kurrizin e lugës sa të formohet një disk me diametër 6 cm.
  4. Sapo të shikoni bulëza në brumë, kthejini nga ana tjetër dhe piqini edhe për 30 sekonda.
  5. Përsërisni hapat 3 & 4 për gjithë brumin e mbetur.

Për të formuar pjatën finale:

  1. Në ditën e eventit, merrni 24 kunja dhëmbësh dhe në secilën prej tyre do të vendosni 1 mocarelë dhe 1 gjysme domate qershi.
  2. Rreshtoni blinis në pjatën e servirjes dhe mbi secilën vendosni shishqebapët e mocarelës.

Shënim:

Kjo recetë mund të përgatitet e gjitha një ditë para eventit, mjafton që përgatitjen e pjatës finale ta bëni pak para servirjes. Kështu do të evitoni squlljen e blinis.


Related Posts

Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po […]

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Disa vjet më parë kam gjetur në internet një lloj regjimi ushqimort të quajtur Whole 30 (lexo detajet këtu). Nuk e di se sa prej jush kanë dëgjuar për Whole30, por me pak fjalë, ajo ndalon konsumimin e 5 grupeve të mëdha ushqimore (bylmetin, drithrat, legumet, sheqernat […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: