Ushqimi i drekës për në shkollë-Java e katërt

Ushqimi i drekës për në shkollë-Java e katërt

Kjo javë ka qenë shumë e ngarkuar për mua, por gjithsesi ky fakt nuk ka shumë rëndësi për fëmijët e mi, pasi në fund të fundit sado e lodhur apo e ngarkuar të jetë mami, ata duhet ta kenë ushqimin gati për në shkollë. Ndaj këtë javë u kam përgatitur sanduiçe me thuajse të njëjtën mbushje. E vetmja gjë që ndryshon nga dita në ditë është lloji I bukës që kam përdorur. Një sekret I vockël ky që atyre të mos u duket e njëjta gjë përditë ☺.

Dita 1

Role me tortija dhe feta hurme farëzeza

Sasia për 2

  • 2 pite tortija të blera ose të gatuara vetë
  • 4 feta proshutë pule
  • 4 feta djathë pice
  • 2 lugë çaji majonezë
  • 2 gjethe sallate
  • 2-3 domate qershi
  1. Lyeni pitet me majonezë.
  2. Sistemoni mbi to fetat e djathit dhe proshutës.
  3. Vendosni gjethet e sallatës dhe rrotullojeni piten me kujdes në formë roleje.
  4. Ndajeni në gjysëm dhe vendosini nga një kunjë dhëmbësh në secilën gjysmë në mënyrë që petat të mos hapen.
  5. Vendosini relëtë në çantën e shkollës dhe shtoni nja dy gjethe sallatë nëse ua pëjqejnë fëmijët.
  6. Gjithashtu vendosni edhe nga një domate qershi anash për shije.
  • Prisni në feta ½ hurme farëzezë. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Dita 2

Panine me krem djathi dhe perime

Sasia për 2 persona

  • 2 panine bagel ose çfarëdolloj panineje
  • 2 lugë gjelle krem djathi ose gjizë ose rikotë.
  • 5-6 feta kastraveci
  • 5-6 copëza ulliri jeshil
  • 2 -3 feta domate
  1. Përgatisni paninet duke ndjekur këtë recetë.
  2. Prisni paninet përgjysmë dhe lyeni secilën prej tyre me pak krem djathi.
  3. Vendosni mbi secilën gjysmë panine disa feta kastravec, ullirin dhe fetat e domates. Mbylleni paninen me gjysmën tjetër.
  4. Mbështilleni mirë me qese trasparente dhe sistemojeni në kutinë e ushqimit.

Paketoni bashkë me të edhe disa feta hurme farëzezë. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Dita 3

Tost I butë me proshutë dhe djathë, rrush të bardhë

Sasia për 2 persona

Në shtëpi kujdesem të mbaj gjithmonë bukë të butë (nga ajo për tramezzini dhe pa kore anësore). Është shumë praktike si dhe mund të përdoret edhe me të ëmbla.

  • 4 feta buke për tramezzini
  • 2 lugë çaji mustardë
  • 1 lugë çaji majonezë
  • 4 feta proshutë gici e tymosur
  • 4 feta djathë emmental
  • 2 gjethe sallatë jeshile
  1. Lyeni dy feta buke me mustardë dhe dy të tjerat me majonezë.
  2. Mbi fetën e lyer me mustardë vendosni proshutën, djathin e sallatën.
  3. Mbylleni paninen me fetën e lyer me majonezë. Përsërisni të njëjtën gjë edhe me dy fetat e tjera të bukës. Pritini paninet diagonalisht dhe mbështillini me qese transparente.
  4. Sistemojini mirë në kutinë e ushqimit.

Për frut shoqëerues, vendosni pak rrush të bardhë duke qënë se tani jemi dhe në sezonin e tij. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Dita 4

Mini hamburger me feta kastraveci dhe banane

  • 4 mini hamburger
  • 2 lugë çaji majonezë
  • 2 feta djathë emmental
  • 2 gjethe sallatë jeshile
  • 2 feta proshutë gici.
  1. Lyeni bukët me majonezë.
  2. Vendosni mbi to proshutën, djathin, sallatën dhe mbylleni me gjysmën tjetër të bukës.
  3. Mbështillini hamburgerat me qese transparente dhe sistemojini në kutinë e ushqimit.
  4. Ruajeni këtë të fundit në frigorifer deri në mëngjes.

Shtoni disa feta kastraveci dhe një banana në çantën e ushqimit.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Dita 5

( Këtu përdora recetën e roleve me banane nga java e dytë)

Role me banane dhe gjalpë kikiriku, shkopa karrotash të marinuara me kripë & limon, feta djathi

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

  1. Merrni 1 pite tortija, lyejeni hollë me 2 lugë çaji gjalpë kikiriku, vendosni bananen dhe rrotullojeni mirë piten.
  2. Priteni në role të trasha 5 cm.
  3. Sistemojini mirë në kutinë e ushqimit.
  4. Prisni disa copëza djathë të shijshëm dhe disa shkopa karrotash të spërkatura me pak kripë & limon, ose mund të vendosni disa shkopa kastraveci dhe speci.
  5. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: