Çomlek me mish viçi dhe qepujka në tavë dheu

Çomlek me mish viçi dhe qepujka në tavë dheu

A e keni tentuar ndonjëherë çomlekun në tave dheu? Ose më mirë në vorbë? Nëse akoma jo, ndoshta ky është momenti. E vetmja gjë që është e bezdisshme këtu është qërimi i qepujkave, por besomëni, ia vlen çdo pikë loti e derdhur sapo ta shijoni ☺

Tani që fillon stina e ftohtë nuk ka gjë më të mirë për të të ngrohur shpirtin sesa një pjatë gjellë e shijshme. Fatmirësisht ne shqiptarët vazhdojmë ende të ruajmë traditën e gjellëve. Unë kam zgjedhur një vorbë qeramike për ta gatuar këtë gjellë dhe do ju këshilloja fort ta blinit një, sot mund të gjëndet edhe me një çmim ekonomik.

Sasia: 4 persona

Koha totale: 1 orë e 45 minuta plus koha e qërimit të qepëve.

PËRBËRËSIT:

  • 4 copa mish viçi (Unë kisha pjesë brinje)
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle koncentrat domateje
  • 1.5 kg qepujka te vogla
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • ½ lugë çaji piper të zi
  • 4 lugë gjelle uthull balsamic
  • 4 kupa ujë
  • Kripë sipas dëshirës
  • 2 gjethe dafinë
  • Opsionale: pak kanellë
  1. Qëroni qepujkat dhe vendosini ne një tas të mbushur me ujë të ftohtë.
  2. Ngrohni furrën në 220°C
  3. Në një tenxhere të thellë hidhni vajin e ullirit dhe qepën dhe fërgojini sa qepa të bëhet e butë dhe transparente.
  4. Shtoni salcën e domates, mishin dhe skuqeni mirë nga të gjitha anët (gati 5 minuta).
  5. Kulloni dhe shtoni qepujkat, dafinën, uthullën, piperin e kuq dhe të zi dhe trazojini mirë me lugë druri.
  6. Hidhni ujin dhe rregullojeni gjellen me kripë sipas shijes tuaj.
  7. Transferojeni gjellën në vorbën e qeramikës, verini kapakun dhe futeni në furrën e ngrohur për gati 2 orë.
  8. Kontrolloni gjellën nëse do ketë nevojë për ujë shtesë çdo 30 minuta.
  9. Në fund shijoni gjellën për kripë nëse ka nevojë për më tepër.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.


Related Posts

Patate të mbushura me fasule dhe pançetë

Patate të mbushura me fasule dhe pançetë

Ndodh ndonjëherë që në shtëpi nuk kam mjaftueshëm përbërës për të gatuar një drekë të mirëfilltë, zakonisht afër fundit të muajit, kur afron data e pazareve 😂. Megjithatë, me pak fantazi dhe pak përbërës kyç të dielën arrita të sajoj një drekë të shpejtë dhe […]

Pulë me petë

Pulë me petë

Sado që më pëlqen të gatuaj pjata nga të gjitha vendet e botës, kur vjen puna te gatimet tradicionale, ato me të cilat jam rritur, më kap një entuziazëm i paparë. Sigurisht që edhe pse e marr recetën nga mami gatimi im nuk del kurrë […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: