Eventi TEDx dhe eksperienca ime e pare në katering

Siç ju kam informuar edhe në instagram edhe në Facebook, javën e kaluar isha pjesë e eventit te TEDx Tirana, por jo në fjalim, të kuptohemi ☺.

Këtë vit, TEDx erdhi me një ide të re përsa I përket shërbimit catering të ofruar, ku në vend të një kompanie të specializuar, ushqimet do të gatuheshin nga duart e food-bloggers. Më konkretisht, unë dhe Mandarina do të gatuanim në shtëpitë tona respektive kateringun për afërsisht 300-400 pjesëmarrësit në këtë event.

Do mendoni ju, po si ia dolët? Ende nuk më besohet edhe mua që arrita me sukses të gatuaja rreth 300 copë nga çdo varietet ushqimi që shihni në fotot më poshtë.

Unë zgjodha 2 lloje kanapesh të kripura dhe 2 të ëmbla:

  • Të Ëmblat:

  1. Mini kekë tigani të shoqëruara me krem rikote, maskarpone & kakao dhe një arrë përsipër

2. Brownie me salcë karameli (me këtë qëllova në shenjë duke parë dhe reagimin e pjesëmarrësve)

  • Të Kripurat

  1. Mini blinis me sherebel dhe të shoqëruara me mocarela të marinuar në vaj ulliri & erëza dhe domate qershi

2. Mini kek të kripur me kaçkavall, spec të kuq të pjekur të shoqëruar me:

  1. Versioni 1: Krem mascarpone
  2. Versioni 2: Tapenade (krem) ulliri të zi dhe kaperi.

 

Këtu përfitoj nga rasti për ti shprehur edhe një herë mirënjohjen time edhe supermarketit Eco Market të cilët ofruan produktet e tyre dhe Tedx Tirana që na dhanë mundësinë të ndajmë pasionin tonë me ju.

Meqënëse deri më sot, nuk kam nxjerrë asnjë foto të vetes time ( përveç faqes “Rreth meje”) do të më shihni dhe mua gjatë përgatitjes finale dhe duke u shpjeguar pjatat pjesëmarrësve. Për ata që po pyesin veten kush jam unë, po ju jap vëtm 1 të dhënë: Kam veshur bluzë jeshile ☺☺☺

Gjithashtu uroj që mes lexuesve të jetë dhe ndonjë nga ata që patën mundësinë ti shijonin gatimet tona.

Tani boll me fjalë dhe po ju lë në shoqërinë e fotove ☺

This slideshow requires JavaScript.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading