Drithra Me Grurë Hikërror

Kur je me dietë, gjëja e parë që të vjen në mendje është : TË HASH SHËNDETSHËM por jo domosdoshmërisht pa shije.

Mëngjeset e mia përgjithësisht janë kos me tërshërë (jo për mungesë variacioni, por më tepër për shije)

Në dollap më kishin mbetur pak grurë hikërror (anglisht: buckwheat ose italisht: grano saraceno) dhe pasi syri më kapi edhe tërshërën, mendova që mund të sajoja diçka me to. Pra, provova diçka të re dhe besoj se realizova një opsion të ri të shëndetshëm për mëngjesin.

[lt_recipe name=”Drithra Me Grurë Hikërror” servings=”500 gr” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”25M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/05/20170510_091007.jpg” ingredients=”• 70gr rrush i thatë mix (i bardhë, kaf dhe boronicë e kuqe);• 2 lugë gjelle (Tbsp.) sheqer kaf;• 2 lugë gjelle (Tbsp.) Vaj Tahini (vaji që rri në sipërfaqe të tahinit);• 200 gr grurë hikërror;• 150 gr tërshërë petë;• 50 gr fara luledielli;• 2 lugë gjelle (Tbsp.)fara lini;• 4 lugë gjelle (Tbsp.) Arrë kokosi e grirë;• 1 lugë çaji (tsp) kanellë;• 1/4 lugë çaji (tsp) xhinxher pluhur;• 1/4 lugë çaji (tsp) karafil pluhur;” ]Ngrohim furrën në 200° C;Në një tespsi të veshur me letër pjekjeje hedhim grurin, tërshërën, farat e lulediellit, sheqerin, vajin dhe erëzat. Me ndihmën e një luge ose me duar trazojini me kujdes që të bashkohen mirë gjithë aromat;I pjekim në furrë për 15-20 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë (Kujdes! Trazojini herë pas here se mos të digjen);Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të lëshojnë një aromë të këndshme, shtoni farat e linit, rrushin e thatë, boronicat dhe arrën e kokosit. Trazojini mirë dhe lerini të ftohen;Pasi të jenë ftohur mirë hidhini në një ene qelqi me mbyllje hermetike dhe mbajini në frigorifer. Këto drithra mund të ruajnë freskinë e tyre për pothuajse një muaj;Për ti konsumuar, mjafton 200gr kos ose qumësht (ose qumësht bajame/kokosi nëse ndiqni dietë Vegan) dhe 50gr drithra[/lt_recipe]

 

2 Comments

  1. Une e kam shume qef granola 😍 Ideja e perdorimit te grurit hikeror me duket fantastike 😋

    1. Ishte vërtet shumë e shijshme
      Sidomos me kos. Ta këshilloj ta provosh 😙

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading