Sodanik

Sodanik

Kjo ëmbëlsirë me miell misri është një ndër ato që më kanë shoqëruar mua që në vegjëli. Gjyshja ime ( korçare) e bënte të shkëlqyer. Të them të drejtën nuk ia di origjinën se cila krahinë e bën, por përsa kohë ma ka gatuar gjyshja dhe më pas mami mendoj se do jetë e zonës së Korçës.

Arsyeja pse quhet sodanik është për shkak të aromës së fortë të sodës së bukës. Edhe pse receta nuk kërkon shumë sodë buke, ndoshta kombinimi i saj me miellin e misrit bën që soda të ndihet shumë.

Receta e mëposhtme është varianti i saj. Konvertimi në masa është sipas mendjes time pasi si të gjitha gjyshet e mamat i hidhnin me “sy” përbërësit.

 

Sasia: 18-20 copë

Koha totale: 40 min

PËRBËRËSIT:

  • 250 gr miell misri i imët (i verdhë)
  • 300ml qumësht
  • 1 gotë uji sheqer
  • 1 lugë kafe sodë
  • 2 kokrra vezë
  • 3/4 gotë uji vaj luledielli ose ulliri
  1. Ngrohim furrën në 200°C
  2. Në një tas të madh hedhim vezët, sheqerin, qumështin dhe i trazojmë mirë me rrahëse vezësh (jo elektrike)
  3. Shtojmë vajin dhe e trazojmë që të bashkohet me qumështin e vezët.
  4. Më pas hedhim të tërë miellin dhe sodën e bukës dhe e rrahim deri sa brumi të bëhet një masë homogjene.
  5. E shtrojmë në një tavë qelqi drejtkëndore dhe e pjekim për 40min ose deri sa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë kafe të lehtë.
  6. Pasi të jetë ftohur, e ndajmë në copëza katrore dhe e ruajmë në një enë të mbyllur.
  7. Ky lloj keku është shumë i mirë për në mëngjes, shoqëruar dhe me një gotë qumësht ose çaj

 


Related Posts

Role Me Fruta Pylli

Role Me Fruta Pylli

Para shumë kohësh zbulova në internet recetën për Cinnamon rolls (role me kanellë)  dhe që nga ai moment mbeten një ëmbëlsirë mëngjesi shumë e preferuar për mua. Kësaj rradhe vendosa ta provoj me reçel kajsie dhe fryta pylli të ngrira. Në fillim mendova se reçeli […]

Papare – Një pjatë e ëmbël me bukë të ftohtë

Papare – Një pjatë e ëmbël me bukë të ftohtë

Disa ditë më parë po bisedonim me fëmijët mbi ushqimin, më mirë të them ata na pyesnin se si ushqeheshim ne në fëmijëri. Im shoq filloi ti shpjegonte me fjalë të thjeshta se si ishte rregjimi komunist, sesi ushqimi mungonte, kryesisht bylmeti, mishi vezët, se […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: