Kek me arra

Kek me arra

Kjo është një nga ato recetat e orëve të vona, kur nuk di se çfarë të përgatisësh për të nesërmen në mëngjes dhe syri të sheh vetëm përbërësit për të bërë kek 😂.

Sasia: 16 katrorë
Koha totale: 45 minuta

PËRBËRËSIT:

  • 1 1/4 kupë miell
  • 1 lugë çaji (tsp) sodë buke
  • 1/2 lugë çaji (tsp) pluhur pjekje
  • 1/2 kupë kos
  • 1/2 kupë vaj
  • 3/4 kupë sheqer kaf
  • 1/3 kupë arra të thërrmuara
  • 2 vezë
  • 1/4 kupë rrush të thatë

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Ngrohim furrën në 180° dhe veshim një tavë katrore me përmasa 20x20cm me letër pjekjeje.
  2. Hedhim në një tas të madh vezët, vajin, sheqerin kaf dhe kosin. I rrahim me pirun aq sa të trazohen mirë.
  3. Shtojmë në tas miellin, sodën e bukës dhe pluhurin pjekës e i trazojmë deri sa brumi të jetë bërë i njëtrajtshëm.
  4. Shtojmë në fund arrat dhe rrushin e thatë.
  5. E hedhim brumin në tavë dhe e pjekim pa e hapur derën e furrës për 40 minuta.
  6. Pasi të jetë pjekur, e heqim kekun me kujdes dhe e lemë të ftohet.
  7. E presim në katorë të vegjël dhe mundohemi të mos e hamë para se të vijë mëngjesi 😂.

 

 



Këtë e pëlqejnë %d blogues: