E Marta e Taco-ve

Javën që shkoi ishte një e martë e bukur e me diell, nxora aparatin fotografik që ta kisha gati për foto dhe fillova të gatuaj Tacos. Çdo gjë shkoi shkëlqyer dhe darka u bë gati shumë shpejt…  fotot dolën të shkëlqyera …Sigurisht! Në një botë paralele .

Në fakt ishte ditë me shi, arrita shumë vonë në shtëpi, rrjedhimisht darka u bë vonë dhe fotot u bënë me celular. Ky është realiteti, ndaj përse mos të themi të vërtetën ?!

Ti rikthehemi recetës tani.

Trendi i të martave të Taco-ve është  shpikur amerikanët dhe pothuaj gjithë food bloggers postojnë foto të Taco-ve të tyre çdo ditë të marte, ja dhe pse unë zgjodha këtë titull për këtë postim për sot si për ditë të marte.

Edhe pse në treg sot gjenden shumë kollaj pothuaj të gjithë përbërësit për të bërë Tacos ( si pitet, erëzat, salcat e gatshme etj…) mua më pëlqen që ti bëj të gjitha në shtëpi edhe pse ndonjëherë për shkurt blej vetëm pitet tortilla (tortija) që ti kem gjithmonë në shtëpi.

Duke qenë gatim i shpejtë do të këshilloja që tortijat ti blini të gatshme në mënyrë që mos harxhoni kohë dhe të bëni gjithë shtëpinë me miell (dhe ta gdhini për ta pastruar sërisht).

Sasia: për 4 persona

Koha totale :40 minuta

Për mishin:

  • 300g mish të grirë gici
  • 3 lugë gjelle (tbsp) erëza për Taco (nëse do i përgatisni vetë, recetën e gjeni këtu🙂

Për përgatitjen e Tacos:

  • 8 pite tortilla.
  • 1 kupë (cup) djathë Cheddar ose Guda të grirë
  • Disa gjethe sallatë jeshile të prerë në rripa
  • 1 kupë (cup) krem të athët qumështi (në market e gjeni me emrin Schmand tek sektori i ku mbahet kosi) ose kos në mungesë të kremit
  • Disa copëza limoni Lime

Për salcën:

  • 1 domate
  • 1 qepë
  • 1/2 spec jeshil
  • 1 tufë koriandër i freskët (ose majdanoz nëse nuk gjeni koriandër)
  • 1 lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 spërkatje vaj ulliri

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Fillimisht përgatisim salcën. Në një mikser hedhim domaten dhe qepën të prera në katërsh, specin, kripën, vajin dhe korianderin/majdanozin. E ndezim mikserin me shkëputje deri sa të jenë grirë në copëza të vogla. Për ata që kanë dëshirë ushqimet pikante mund të fusni në mikser edhe 1 spec djegës. E hedhim në 1 tas servirjeje dhe e lemë mënjanë që të bashkohen gjithë shijet.
  2. Në një tigan të thellë hedhim mishin, erëzat e takove (të blera apo të bëra vetë), pak vaj ulliri dhe 1/2 filxhan kafe ujë. I kaurdisim në zjarr të avashtë deri sa mishi të jetë gatuar plotësisht dhe uji të ketë avulluar. E hedhim mishin në një tas servirjeje dhe e lemë mënjanë.
  3. Për përgatitjen e takove, ngrohim pitet në mikrovalë për pak sekonda dhe në një dërrasë druri vendosim pitet, kremin e athët (Crème fraîche ), salcën e domates të përgatitur, djathin e grirë, sallatën dhe disa copëza limoni Lime.
  4. Për ndërtimin e takove, merrni 1 pite dhe hidhni dy lugë gjelle mish, pak salcë domateje, krem të athët, disa fuje sallatë, pak djatë të grirë dhe spërkatni pak limon përsipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading