Taco mix- erëza meksikane

Taco mix- erëza meksikane

Ky postim vjen për të apasionuarit pas kuzhinës meksikane si puna ime. Për herë të parë jam ndeshur me këtë lloj kuzhine nga një libër i Betty Crocker (cooking basics)  të cilin ma kanë dhuruar plot 16 vjet më parë. Shumë nga përbërësit nuk i njihja, por me kalimin e kohës, duke bërë kërkime nga të gjitha anët u familjarizova shumë. Gjithashtu shijet e kësaj kuzhine u përputhën shumë mirë edhe me shijet tona ndaj dhe në familjen time shpesh herë gatuajmë receta të ndryshme meksikane.

Sot fatmirësisht, në supermarkete mund të gjeni plot përbërës për gatime meksikane si psh, pite tortija (tortilla), erëza për Tacos, enchilada etj etj , por më parë mqnse nuk gjendeshin kollaj shpesh më është dashur ti miksoj vetë. Një ndër to është edhe miksi i erëzave për Tacos.

Sasia: 1 kavanoz qelqi mesatar

Koha totale: 5 minuta

PËRBËRËSIT:

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  • 3 lugë gjelle (Tbsp) spec pluhur jo djegës (në fakt duhet pluhur Chili por kjo mezi gjëndet në Shqipëri)
  • 1 lugë gjelle (Tbsp) pluhur hudhre
  • 1 lugë gjelle (Tbsp) pluhur qepe
  • 1 lugë gjelle (Tbsp) kripë
  • 1/2 lugë  gjelle (Tbsp) rigon
  • 1 lugë çaji (tsp)  kumin pluhur
  • 1 lugë çaji (tsp) spec djegs pluhur
  1. I hedhim erëzat në një kavanoz që mbyllet hermetikisht, i trazojmë duke e tundur kavanozin.
  2. Erëzat do ta ruajnë freskinë dhe aromën e tyre për afërsisht 1 vit.


Related Posts

Enchiladas, një gatim meksikan që duhet provuar.

Enchiladas, një gatim meksikan që duhet provuar.

Unë kam një dobësi të veçantë për kuzhinën meksikane. Me këtë shprehje e di që po përsëris veten pasi e kam shkruar kudo këtë fiksim timin, si për shembull këtu, këtu dhe këtu, por edhe këtu e këtu (dhe do shkruaj akoma në të ardhmen) […]

Si të thajmë lëkurën e misrit për tamales

Si të thajmë lëkurën e misrit për tamales

Tani është koha e misrave dhe përveç kënaqësisë së shijimit të misrave të pjekur a të zier, kam edhe mundësinë e ruajtjes së lëkurave të kallirit për ti përdorur në vjeshtë për tamales. Kjo e fundit është një meze e këndshme me miell misri dhe […]