Supë Orientale

Supë Orientale

Një ndër gjërat që më bezdis më tepër është hedhja e ushqimit kur gatuan me tepri. Shpesh herë kur më ndodh të kem teprica ose i ripërdor në receta të ndryshme ose i fus në freezer për ti përdorur ditë tjetër. Nëse ju ndodh të bëni recetën e bukëve në avull dhe t’ju teprojë mbushja (mishi) , mos e hidhni por bëjeni supë. Në foto mund të duket pak e hollë, por më besoni që është plot shije pasi ka vaj susami, salcë soje, xhenxhefil etj..

Sasia: për 4 veta

Koha totale :25 min

PËRBËRËSIT:

  • 1 kokërr vezë
  • 50gr gjalpë në temperaturë ambjenti
  • 100gr miell semolina
  • Mbushja e bukëve në avull (teprica)

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Në një tenxhere hidhni 4 kupa ujë të nxehtë dhe mishin që ju ka tepruar. Vereni në zjarr deri sa të arrijë pikën e vlimit.
  2. Ndërkohë që baza e supës vlon përgatisim topthat e semolinës.
  3. Hedhim në një tas qelqi gjalpin e butë dhe vezën dhe i rrahim pak me pirun. Pastaj shtojmë miellin semolina dhe i trazojmë sa të bashkohen.
  4. Marrim një lugë çaji dhe e bëjmë brumin në toptha të vegjël sa një kokërr kumbull. I hedhim një e nga një në lëngun e nxehtë. Gjatë zierjes topthat do të dyfishojnë volumin ndaj nëse i doni më të vogla mund ti bëni sa një kokërr lajthi.
  5. E rregullojmë me kripë sipas dëshirës, ose shtojmë 1 deri në 2 lugë gjelle salcë soje nëse e preferoni dhe e lemë supën të vlojë përreth 25 minuta.


Related Posts

Patate të mbushura me fasule dhe pançetë

Patate të mbushura me fasule dhe pançetë

Ndodh ndonjëherë që në shtëpi nuk kam mjaftueshëm përbërës për të gatuar një drekë të mirëfilltë, zakonisht afër fundit të muajit, kur afron data e pazareve 😂. Megjithatë, me pak fantazi dhe pak përbërës kyç të dielën arrita të sajoj një drekë të shpejtë dhe […]

Papare – Një pjatë e ëmbël me bukë të ftohtë

Papare – Një pjatë e ëmbël me bukë të ftohtë

Disa ditë më parë po bisedonim me fëmijët mbi ushqimin, më mirë të them ata na pyesnin se si ushqeheshim ne në fëmijëri. Im shoq filloi ti shpjegonte me fjalë të thjeshta se si ishte rregjimi komunist, sesi ushqimi mungonte, kryesisht bylmeti, mishi vezët, se […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: