Chow mein – makarona kineze

Chow mein – makarona kineze

Në familjen time pothuaj çdo gjë konsumohet me qejf (përveç ndonjë dështimi në gatim që të jem e sinqertë fare 😂), mgjt sa herë u them a bëjmë makarona chow mein (makarona kineze) sigurisht që s’më thotë asnjëri jo. E mira e kësaj pjate është që mund të përdorni çdo lloj perimeje që ju gjendet në shtëpi si psh kungulleshka, rrepka të vogla, qepë të njoma, lakër napa (lakër kineze) e çfarëdolloj perimeje tjetër që nuk nevojë për shumë kohë gatimi etj..

Sasia: për 4 veta

Koha totale: 20 min

PËRBËRËSIT:

  • 4 ndarje makaronash kineze (egg noodles) këto mund të gjenden në hipermarket  tek zona e ushqimeve aziatike
  • 1 qepë e prerë në formë gjysëm hëne
  • 1 cm xhenxhefil i prerë në dysh
  • 1 spec i kuq i prerë në rripa
  • 1 spec jeshil i prerë në rripa
  • 1 karrotë e prerë në rripa të hollë
  • 1 kanaçe me filiza soje e kulluar nga lëngu ose të freskëta nëse arrini të gjeni
  • 3 lugë gjelle salcë soje
  • 1 lugë çaji vaj susami
  • Pak vaj ulliri

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Fillimisht zieni ujin për makaronat dhe sapo uji të ketë vluar hidhni makaronat (mos hidhni kripë në ujë pasi salca e sojës ka mjaftueshëm kripë) dhe lerini të ziejnë sipas instruksioneve te pakos (ato që marr unë zakonisht kërkojnë 6-7 min)
  2. Paralelisht në një tigan të madh e të thellë (nëse do keni wok aq më mirë) hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni xhenxhefilin, qepën, specat, karrotën, filizat e sojës dhe kaurdisini sa të fillojnë të zbuten (gati 5 min). Shtoni vajin e susamit dhe salcën e sojës dhe 1 garuzhde nga uji i makaronave.
  3. Kulloni makaronat dhe shtojini në tiganin e perimeve duke i kaurdisur vazhdimisht.
  4. Sipas dëshirës mund të shtoni më shumë salcë soje.

 

Ps:  nëse nuk e dëshironi shijen e xhenxhefilit, mund ta hiqni para se ti hidhni në pjatë.


Related Posts

Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po […]

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Kafshata energjike me vetëm tre përbërës dhe pa ëmbëlsues të shtuar

Disa vjet më parë kam gjetur në internet një lloj regjimi ushqimort të quajtur Whole 30 (lexo detajet këtu). Nuk e di se sa prej jush kanë dëgjuar për Whole30, por me pak fjalë, ajo ndalon konsumimin e 5 grupeve të mëdha ushqimore (bylmetin, drithrat, legumet, sheqernat […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: