Kasatë me Kos dhe Fruta

Kasatë me Kos dhe Fruta

Tani që po afron koha e ngrohtë, fëmijët e mi kërkojnë me ngulm akullore ose kasata. Kasatat me kos dhe fruta të ngrira janë nga më të thjeshtat në listë, mjafton të keni kos, mjaltë dhe çfarëdolloj fruti.

Sasia: 6 kasata të mëdha ose 12 të vogla

Koha totale: 10 min përgatitja & min 3 orë ngrirja

PËRBËRËSIT:

  • 2 kupa kos me 2% yndyrë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 kupë fruta të ngrira ose jo (fruta pylli ose luleshtrydhe)
  • 1 tsp ekstrakt vanilje

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Hedhim gjithë përbërësit në gotën e mikserit.     
  2. I përziejmë mirë deri sa masa të jetë bërë e njëtrajtshme.
  3. I hedhim nëpër format e kasatave (këto mund të blihen në çdo dyqan që tregton artikuj kuzhine)
  4. I lëmë në ngrirje për minimumi 3 orë.


Tani që afron stina e frutave për këto kasata mund të përdorni fruta si: pjeshkë, mango, ananas,  banane-luleshtrydhe, kajsi etj..


Related Posts

Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po […]

Ushqimi i drekës për në shkollë

Ushqimi i drekës për në shkollë

Shpesh na kap rutina dhe ndodh që fëmijëve t’u përgatisim vazhdimisht të njëjtin ushqim për ta marrë me vete në shkollë, si psh një tost të thjeshtë apo një sanduiç i ftohtë. E di, edhe mua më ndodh, por jap maksimumin tim që mos t’i […]