Ballokume

Kur vjen puna tek ëmbëlsirat, mendoj se nuk ka më të mira se ato tradicionalet. Një ndër më të preferuarat e mia janë padyshim Ballokumet e Elbasanit. Këto lloj ëmbëlsirash unë i kam provuar shumë vonë, atëhere kur festa e verës filloi të festohej edhe në Tiranë dhe ishte dashuri me shijim të parë pa diskutim 😁.

Meqënëse janë traditë e zonës së Elbasanit sigurisht që receta është marrë nga burimi, pra nga një mikja ime elbasanllije dhe me këtë rast dua ta falenderoj publikisht ( po A….., me ty e kam 😉)

E bukura e gatimeve tradicionale është që secila prej tyre ka një tip rituali përbrenda. Për shembull nëse do më duhej ta shkruaja sipas traditës, pra ashtu siç ka pas qenë bërë në kohët e gjysheve duhet që trazimi i gjalpit me sheqerin të bëhej me lugë druri dhe jo mikser (në fund të fundit ku i kishin gjyshet këto salltanetet tona 😂)  dhe më kryesorja në enë bakri. Po po, prej bakri,  i cili duke qenë një përçues perfekt i nxehtësisë, gjatë trazimit bënte të mundur shkrirjen e sheqerit. Kjo lloj metode nuk do ta frynte ballokumen gjatë pjekjes dhe nuk do të kërkonte asnjë gram më shumë nga mielli rezervë; Kështu pjekja e ballokumeve do të ishte thjesht perfekte dhe pa nevojën e provës.

sasia: 15 ballokume afërsisht

Koha totale: 1 orë përgatitja dhe afërsisht 40 min pjekja

PËRBËRËSIT:

  • 1 kg sheqer
  • 1/2kg gjalpë i tretur (jo të ketë marrë ngjyrë)
  • 1 kg miell misri për ballokume +200gr rezervë në rast se nevojitet.
  • 7 kokrra vezë + 1 lëvozhgë veze me ujë

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu

  1. Në një tas të madh hedhim gjalpin dhe sheqerin dhe i rrahim mirë deri sa sheqeri të tretet mirë (kremoz si në foto)   
  2. Pas hapit të parë fillojmë të hedhim vezët një e nga një (pas çdo 2 minutash) duke trazuar vazhdimisht që veza të bashkohet mirë me brumin. Pas vezës së katërt shtojmë ujin, e trazojmë mirë dhe vijojmë me hedhjen e vezëve të tjera.
  3. Pasi të kemi shtuar të gjitha vezët hedhim mielli  e misrit dhe e trazojmë aq sa mielli të bashkohet mirë. Nëse mikseri rëndohet, vijoni trazimin me lugë druri ose shpatull silikoni (unë përdora të dytën) Masa duhet të dalë si në foto. Nëse nuk del e tillë shtoni pak nga pak miell nga 200gr rezervë që listova te përbërësit.
  4. Ndërkohë ndezim furrën në 180 ° C dhe pasi të jetë ngrohur testojmë pjekjen me 1 ballokume ( për të parë nxehtësinë e furrës, kohën e pjekjes dhe a është bërë mirë brumi a jo). Pjekja do afersisht 40-45 min derisa anash ballokumja te marrë nje ngjyrë kafe të lehtë.  
  5. Për formën e ballokumes përdorni 1 lugë gjelle duke e mbushur shumë dhe hidheni sipër 1 tepsie të veshur me letër pjekjeje (lereni ashtu siç bie nga luga). Praktikisht gjatë pjekjes do marrë vetë formë.
  6.  Dhe ja rezultati final… epo çerek final se nuk durova dot aq gjatë:  

Ps: kujdes mos ti hani të gjitha 😂😂😂😂..


Related Posts

Pulë me petë

Pulë me petë

Sado që më pëlqen të gatuaj pjata nga të gjitha vendet e botës, kur vjen puna te gatimet tradicionale, ato me të cilat jam rritur, më kap një entuziazëm i paparë. Sigurisht që edhe pse e marr recetën nga mami gatimi im nuk del kurrë […]

Pasta sy -sipas variantit tim.

Pasta sy -sipas variantit tim.

Një ndër ëmbëlsirat që kam patur qejf kur kam qenë e vogël (dhe vazhdoj ti kem qejf ende)  kanë qënë pasta sy, ose të paktën kështu ia di emrin unë. Në tentativë e sipër për ti bërë vetë në shtëpi, krijova këtë recetë (them krijova […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: