Crème Brulee me patate të ëmbël

Crème Brulee me patate të ëmbël

Patatja e ëmbël kohët e fundit ka marrë shumë emër për shkak të vlerave ushqimore që përmban. Nuk e di pse e quajnë patate kur për nga cilësitë më shumë ngjan me familjen e rrepave & panxharëve, megjithatë unë nuk jam agronome, ndaj do ti marr të mirëqëna infot e marra në internet. Për nga shija, patatja e ëmbël I përngjan më shumë kungullit veçse është më e ëmbël se ky I fundit.  Duke kërkuar në internet receta se si dhe ku mund të perdoret patatja e ëmbël, gjeta recetën e këtij “kremi të djegur” (Crème brulee) I cili për shijet e famijes time, doli I shkëlqyer.

Mund te duket pak I komplikuar por më besoni, që për ndonjë rast te veçantë ia vlen mundimi.

Sasia: 6-8 kupa ( në varësi se sa do I mbushni)

Koha totale: 15min përgatitja, 45 min pjekja dhe minimumi 5 orë ftohje

 

PËRBËRËSIT:

  • 8 të verdha vezësh (të bardhat mund ti bëni mafishe)
  • 1/4 kupë sheqer kaf
  • 1/2 kupë sheqer të bardhë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 200 ml krem qumështi ( unë përdora sterilgarda)
  • 1 kupë  qumësht të cilin do ta përzieni me kremin e qumështit
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 kupë  patate të ëmbël te zier (ose 2 patate te pjekura të cilat duhen pjekur me gjithë lëkurë)

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu

  1. Ngrohim furrën në 170 ºC
  2. Fusim në blender patatet e ziera/pjekura bashkë me 2 lugët e qumështit dhe I bëjmë pure.
  3. Ne tasin e nje mikseri (ose me mikser dore) rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin e bardhë deri sa të  bëhen shkumë dhe në ngjyrë të verdhë të çelët.
  4. Paralelisht, vendosim në një tenxhere të vogël kremin e qumështit, qumështin dhe sheqerin kaf të ngrohen deri sa të shkrijë sheqeri por jo te vlojë kremi.
  5. Purenë e patateve, vaniljen ia shtojmë masës së vezëve dhe duke I trazuar vazhdimisht shtojmë edhe kremin  e qumështit të ngrohtë.
  6. E kalojmë masën në kullesë dhe mbushim 6 forma kremi caramel. I vendosim format me kujdes në një tepsi  të thellë dhe më pas e mbushim këtë të fundit me ujë të nxehtë.wp-image-245936789jpg.jpg
  7. I pjekim ne furrë për 45 min ( pas 10 min të para mbulojini format me letër alumini për të evituar djegien e kremit)
  8. Pasi të jenë pjekur, I lemë të ftohen për minimum 5 orë ose gjithë natën nwse I bëni pasdite siç I bëra unëwp-image-1735807732jpg.jpg

Pëpara se ti servirni ndizni furrën në opsionin grill, spërkatini me sheqer kaf dhe piqini deri sa karameli të shkrijë.


Related Posts

Si të përgatitemi për ushqimin e fëmijëve në shkollë

Me fillimin e shkollës fillon dhe stresi se çfarë do tu përgatisim fëmijëve në çantën e ushqimit për të marrë me vete. Unë ua kam dhënë gjithmonë bukën me vete dhe deri më sot nuk kam patur ankesa. Megjithatë me keqardhje vërej se në Shqipëri vazhdon akoma të […]

Ushqimi i drekës për në shkollë-Java e dytë

Ushqimi i drekës për në shkollë-Java e dytë

Këtë javë filloi shkolla dhe shumë fëmijë u ulën në bankat e shkollës, kush një vit më i madh e kush u ul për herë të parë. Me këtë postim hapet edhe sezoni im i drekave për të marrë me vete në shkollë. E nis […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: