Mini Byrekë Me Mish Të Grirë

Kjo recetë vjen nga një nga librat e mi të gatimit. I gjithë libri në fakt përmban plot receta për bërjen e byrekëve (Pie) si të ëmbël, të kripur, të mëdhenj & të vegjël etj…

Receta e parë që provova nga ky libër* ishte pikërisht kjo që po shkruaj.

[lt_recipe name=”Mini byrekë me mish të grirë” servings=”8 byrekë” prep_time=”15M” cook_time=”45M” total_time=”1H” difficulty=”Mesatare” summary=”*marrë nga libri “Pie” i Angela Boggiano” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/03/wp-1488533829551.jpg” ingredients=”Për brumin:;• 450gr miell;• 1 vezë e rrahur lehtë;• 200 ml ujë;• 80gr gjalpë;• 80 gr dhjamë (unë dhjamë nuk kisha ndaj përdora 120gr gjalpë);• 1 vezë e rrahur që do përdoret për lyerjen e byrekëve para pjekjes.;• 1 lugë çaji kripë;Për mbushjen:;• 450gr mish të grirë;• 1 qepë e vogël e prerë në copëza të vogla;• 1 lugë çaji salcë Worcestershire (opsionale nëse nuk arrini ta gjeni salcën);• 1 lugë çaji kripë;• 1/2 lugë çaji piper të zi;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;” ]Ngrohim furrën në 180°C. Marrim një tavë për mini kekë (nga ato me 12 vrima) ose çdo lloj ene rrumbullake që do na ndihmojë për ti dhënë formë mini byrekëve dhe i spërkasim bollshëm me miell;Fillimisht përgatisim mbushjen. Në një tas qelqi hedhim të gjithë përbërësit e mbushjes. I trazojmë mirë me duar dhe e lemë mënjanë;Marrim një tas tjetër relativisht të madh ku hedhim 450g miell, kripën dhe në mes vezën e rrahur lehtë (vezën e mbulojmë pak me miell);Në një tenxhere të vogël hedhim ujin e gjalpin dhe e vemë të vlojë duke e trazuar që të shkrijë gjalpi.;Pasi të vlojë e heqim direkt dhe ia hedhim miellit përsipër duke e trazuar me thikë deri sa të lidhet dhe pastaj e trazojmë me duar. Duke qenë se i hedhim ujë të ngrohtë, brumi lidhet shumë shpejt dhe shkëputet kollaj nga tasi.;E ndajmë në dy pjesë dhe njërën prej tyre e hapim me okllai deri në një trashësi 5mm. Me ndihmën e 1 gote uji me grykë të madhe e presim brumin në 8 rrethore (me diametër ~10cm);Marrim tavën ose enët e spërkatura me miell dhe vendosim 1 nga 1 rrethoret e brumit duke u siguruar që të mbulohet e gjithë hapësira dhe këtu fusim dy -tre lugë gjelle nga mbushja duke u siguruar që të mbushet plot;Hapim brumin tjetër dhe presim 8 disqe më të vogla të cilat do sherbejnë si kapak për mini byrekët. Ia vendosim sipër dhe duke pickuar petën anësore dhe kapakun që të ngjiten mirë (nesë ka brumë të tepërt priteni me thikë dhe pastaj ngjiteni mirë me gishta). Me ndihmën e majës se thikës bëjmë një vrimë të mes të çdo mini byreku;I heqim me kujdes nga tava dhe i vendosim në një tepsi të veshur me letër pjekje , i lyejmë siper me vezën e rrahur dhe i pjekim në furrë për gati 45 min ose deri sa të marrin ngjyrë kafe të florinjtë.[/lt_recipe]

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading