Pasta sy -sipas variantit tim.

Pasta sy -sipas variantit tim.

Një ndër ëmbëlsirat që kam patur qejf kur kam qenë e vogël (dhe vazhdoj ti kem qejf ende)  kanë qënë pasta sy, ose të paktën kështu ia di emrin unë. Në tentativë e sipër për ti bërë vetë në shtëpi, krijova këtë recetë (them krijova pasi nuk e gjeta gjëkundi në internet dhe kështu vendosa të eci me hamendje.

Pasta sy-sipas variantit tim

Shkurt 28, 2017
: 20-25 biskota mesatare
: 10 min
: 40 min
: 50 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 2 të verdha vezësh +1 vezë të plotë
  • • 1/4 kupë sheqer të bardhë
  • • 1/4 kupë mjaltë
  • • 2 1/3 kupë miell (1 kupë nga i cili ishte miell që fryhet vetë)
  • • 1 lugë çaji sodë buke
  • • 1/4 kupë vaj luledielli
  • • Pak kripë
  • • Pak vanilje
  • • 1 të verdhë veze për lyerjen e biskotave para pjekjes.
Direction
  • Step 1 Ngrohim furrën në 180 °C
  • Step 2 Në një tas të madh ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat (të cilat mund ti bëjmë mafishe) dhe tek të verdhat shtojmë dhe vezën e plotë. Shtojmë sheqerin dhe i rrahim deri sa të behen shkumë dhe dyfishuar në volum, gati 5 min
  • Step 3 Shtojmë mjaltin, vajin, vaniljen dhe vazhdojmë ti trazojmë dhe për 1 min tjetër
  • Step 4 Vendosim një sitë sipër tasit dhe hedhim miellin, sodën dhe i sitim mirë. Shtojmë dhe kripën. Me ndihmën e një luge druri e trazojmë mirë deri sa gjithë mielli të jetë përzier mirë
  • Step 5 Me ndihmën e një luge gjelle, e mbushim përgjysëm dhe me ndihmën e duarve (pak të njomura me ujë) i japim formë rrumbullake
  • Step 6 I vendosim në një tavë të veshur me letër pjekjeje dhe i shtypim në mes. Me ndihmën e furçes së kuzhinës i lyejme me të verdhën e vezëve
  • Step 7 I pjekim në furrë për gati 20-25 min deri sa të marrin ngjyrë kafe të florinjtë
  • Step 8 Opsionale: 6 minuta para përfundimit të pjekjes në mes të biskotës vendosim pak reçel dhe anash reçelit pak nga brumi i mafisheve. Kjo do ti japë më shumë shije biskotave

Related Posts

Pulë me petë

Pulë me petë

Sado që më pëlqen të gatuaj pjata nga të gjitha vendet e botës, kur vjen puna te gatimet tradicionale, ato me të cilat jam rritur, më kap një entuziazëm i paparë. Sigurisht që edhe pse e marr recetën nga mami gatimi im nuk del kurrë […]

Mafishe

Mafishe

Pasi kam tentuar pafundësisht për të bërë mafishe, them se në fund arrita ta gjej formulën e saktë që të më dalin mirë. Tani sa herë më teprojnë të bardha vezësh, gjëja e parë që më shkon ndërmend janë mafishet



Këtë e pëlqejnë %d blogues: