charset="UTF-8" /> Drithra krokante (crunchy granola) -

Drithra krokante (crunchy granola)

Drithra krokante (crunchy granola)

Një ndër gjërat që kam kërkuar gjithmonë në pinterest kanë qënë ato që kanë pasur tërshërën si përbërës kryesor. Një ndër to është dhe crunchy granola (ose thënë shqip drithrat krokante-e di që krokante nuk është shqip por kërce sikur nuk më tingëllon mirë)

Pasi tentova disa receta, të cilat për hir të së vërtetës më dolën shumë mirë, vendosa ta tentoj pa hapur asnjë recetë online. Në fund të fundit nuk ka ndonjë shkencë të madhe.

Për disa mund të duket si lodhje por më besoni që ia vlen mundimi; Së pari sepse di se çfarë i hedh brenda dhe së dyti sepse është më ekonomike se ta blesh në market.

Sasia: 10-12 racione

Koha totale: 30 min

PËRBËRËSIT:

  • 1 1/2  cups tërshërë petë
  • 1/3 cup arrë kokosi të grirë
  • 3 tbsp (lugë gjelle) rrush të thatë (unë hodha dhe pak copëza kumbulle te thatë)
  • 1/4 cup arra ose lajthi ose bajame ose të treja bashkë
  • 3 tbsp (lugë gjelle) fara lini të shtypura
  • 1 tsp (lugë çaji) kanellë pluhur
  • 1/4 tsp karafil pluhur
  • 1/4 tsp xhenxhefil pluhur
  • 3 tsp (lugë çaji) sheqer kaf
  • 2 tsp mjaltë
  • 1 tbsp ujë

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu

  1. Ngrohim furrën në 280°C. Në një tepsi të veshur me letër pjekje vendosim tërshërën dhe frutat e thata (arrat) dhe i lemë të theken për 20 min duke u kujdesur për ti trazuar vazhdimisht në mënyrë që të mos digjen. Pasi të kenë kaluar 10 min e para shtojmë në tepsi arrën e kokosit.
  2. Ndërkohë që tërshëra theket në furrë, në një tenxhere të vogël hedhim ujin, sheqerin dhe mjaltin dhe i lemë në zjarr të ulët duke rrotulluar vazhdimisht tenxheren (pra pa e trazuar me lugë). Sapo sheqeri të jetë tretur dhe lëngu të jetë trashur (5-6 min max) e fikim zjarrin dhe e lemë shurupin të ftohet pak.
  3. Kujdesemi që tërshëra të ketë marrë ngjyrë lajthie, e heqim nga furra. Shtojmë erëzat, farat e linit, rrushin e thatë dhe i trazojmë me shpatull silikoni që të bashkohen të gjitha.
  4. Me kujdes hedhim shurupin sipër tërshërës dhe e trazojmë me shpatull deri sa e gjithë përbërja të jetë njomur me shurup. E shtypim  me shpatullën e silikonit deri sa të bëhet një shtresë e hollë gati 2cm.
  5. E rifusim në furrë për 5 min të tjera
  6. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për gati 30 min në mënyrë që sheqeri të kristalizohet dhe masa të bëhet e thyeshme.
  7. E thyejmë në copëza relativisht të mëdha dhe e fusim në një kavanoz që mbyllet hermetikisht.

Drithrat mund ti konsumoni brenda muajit.