Baozi (Bukë në avull)

Jump to recipe

Për herë të parë, Baozi (Bukë në avull), i provuam në New York kur kaluam disa ditë pushime. Si çdo gjë deri më sot, për çdo pjatë që na ka pëlqyer kam bërë kërkimet e mia në internet për ta ritentuar edhe në shtëpi.

Kam fatin që fëmijët e mi preferojnë të hanë kuzhina të ndryshme e në këtë rast atë kineze. Ne herë pas here gatuajmë ushqime të kuzhinave ndërkombëtare. Në blogun tim kam postuar receta indiane, lebaneze, meksikane etj…  E mira e përgatitjes së këtyre recetave është se mund ti përshtasësh fare mirë sipas shijeve personale të familjes.

Kjo recetë ishte një ndër to dhe mund të them që doli me shumë sukses. Receta origjinale kërkonte miell shumëpërdorimësh por meqënëse nuk kisha mjaftueshëm, unë futa dhe pak miell që fryhet vetë, mbi të gjitha receta kish dhe pluhur pjekës kështu që mendova se nuk do gaboja,  dhe ashtu doli 😀.

Kam tentuar disa receta të tjera përveç kësaj që kam postuar këtu, por të them të drejtën asnjë nuk më ka dalë më e mirë.

Ps: nëse ju tepron mbushja, nga receta për Baozi (Bukë në avull), mos e hidhni në asnjë mënyrë. Bëjeni dumplings (potstickers) sipas kësaj recete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading